E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja SASPAC/ GJKKO rrëzon kërkesën e Beqajt për zëvendësimin e masës së sigurisë

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi masën “arrest me burg” për dosjen SASPAC, që lidhet me abuzimin me donacionet e huaja.

Beqaj mbahet në qeli prej korrikut 2024 për dosjen Saspak të abuzimit me donacionet e huaja ndërsa për dosjen e sterilizimit po gjykohet pa masë sigurie. Ish-drejtori i kësaj agjencie akuzohet për “Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim (2 herë), “Shkelja e barazisë në kryer në bashkëpunim, në 8 raste; “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim 9 herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda, 2 herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim”, e kryer 3 herë, “Fshehje pasurie ose deklarim i rremë i saj” kryer 3 herë.

Dosja e SASPAK ndodhet ende në seancë paraprake dhe nuk është vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë për kalimin në gjykim të çështjes ndërsa avokatët kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›