Elton Deda rikthehet në Festivalin e Këngës
Siç edhe e pamë dje në mbrëmje në programin “The voice”, këngëtari Elton Deda është një nga anëtarët më pikantë të jurisë së këtij programi. Por siç edhe mësuam, për Eltonin zhvendosja në Tiranë nuk është vetëm kjo juri, por edhe një impenjim i madh muzikor. Këngëtari që ka shënuar suksese të pafundme në skenën e Festivalit të RTSH-së, do të marrë pjesë në këtë garë në këtë edicion të 50-të të tij. Lajmin na e konfirmojnë miq të Eltonit, i cili rikthehet në këtë kompeticion gati pas një dekade. Në skenën e këtij festivali janë shënuar edhe sukseset më të mëdha të Dedës, dhe madje këngët e tij ‘hit’, të cilat janë të preferuara edhe sot nga audienca. Gjithashtu, ai është vlerësuar edhe me çmime. Kthimi i tij në skenë mirëpritet nga çdo fans i tij.