Shtyhet censusi, Aleanca Kuq e Zi: Dështoi helenizimi dhe sllavizimi i shqiptarve
Share
Procesi i regjistrimit të popullsisë është shtyrë edhe me disa ditë, pasi në disa qytete ai nuk ka përfunduar. Dje ka qenë afati i fundit për censusin, por ka dyshime të mëdha se ky proces nuk ka qenë shumë profesional.
Kjo gjë është denoncuar edhe nga ana e Aleancës Kuq e Zi, e cila ka deklaruar se censusi në Shqipëri dështoi. Sipas Aleancës, përpjekja për helenizimin dhe sllavizimin e shqiptarëve në rajon, nuk pati sukses.
Censusi dështoi në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Ai u kërkua nga Athina dhe Beogradi me qëllim uljen artificiale të numrit të shqiptarëve në rajon dhe helenizimin dhe sllavizimin e shqiptarëve. Regjistrimi në Shqipëri ishte skandaloz, pasi bëhej nga një person për pallat, deklaruan përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi.