E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvana Gjata edhe Dizenjatore?

Këngëtarja simpatike Elvana Gjata e cila u shpërblye me dy çmime në natën e 'VDM 2013', u duk madhështore në fustanin që e kishte punuar vet.

Përderisa për gjithë pjesmarrësit e këtij evenimenti u kujdesën kreator të veçantë dhe të njohur, Elvana u përkujdes vet për fustanin. Teksa doli të marrë çmimin dhe bëri falënderimet, ajo tregoi se nuk kishte paguar asnjë dizenjator, por fustanin e kishte punuar vet. Brravo i qoftë pasi ajo mori vetëm komente pozitive për dukjen.

Duket se Elvanës përveq muzikës i pëlqen edhe dizajni, dhe për këtë shumë me fat, pasi të dyja ndërlidhen shumë bukur së bashku. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›