E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvana, fjalë të ëmbla për Florin

Sot, kompozitori i njohur Flori Mumajesi feston ditëlindjen e tij ndërkaq, në mesin e shumë urimeve që ai ka pranuar, është edhe ai i këngëtares nga Shqipëria, Elvana Gjata.

Në faqet e saj zyrtare në rrjetet sociale Twitter dhe Instagram, ajo ka ndarë me fansat e miqtë disa fjalë të ëmbla për ditëlindjen e Florit.

“23 Gusht. Kjo ditë,emri yt dhe muzika jote do të mbeten më gjatë se 100 vjet!Gëzuar ditëlindjen!#gjakuim”,shkruan këngëtarja.

Përveç kolegë shumë të afërt me njëri tjetrin, Elvana dhe Flori përflitet të kenë pasur një lidhje dashurie disa vite më parë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›