Fevziu i pasionuar pas zhytjes në det

Blendi Fevziu duket se po i shijon në maksimum pushimet verore para nisjes se sezonit të ri televiziv. Nga fotot e publikuara nga ai në Facebook, kuptojmë se po bën pushime në shumë vende të ndryshme.
Moderatori i emisionit “Opinion”, me bashkëshorten dhe vajzën, Mishel, ka vizituar gjatë gushtit disa destinacione turistike në Spanjë dhe Greqi. Në vendin fqinj ai ka provuar të bëjë edhe zhytjet në det në ishullin e Kretës.