E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvana ndahet nga i dashuri, lidhet me Florin

Këngëtarja Elvana Gjata, është ndarë përfundimisht nga Rogerti, djali i një biznesmeni me të cilin ishte në lidhje për një kohë të gjatë.

Mardhënja e tyre filloi të kishte krizë që nga nëntori i vitit të kaluar dhe lajmi qe publikuar nga një e përditshme por qe mohuar nga vet këngëtarja. Ajo kishte thënë se ishte vetëm një krize e përkohshme dhe se gjithçka kishte kaluar.

Sipas, Gazetës Shqiptare, Elvana Gjata nuk është vetëm dhe nuk ka qenë asnjëherë sepse gjatë gjithë uljeve dhe ngrijeve të saja në karrierë ka pasur afër vetes mikun dhe bashkëpunëtorin e ngushtë, Flor Mumajesi. Po e njejta gazetë thotë se aktualisht raportet mes tyre janë më të afërta se kurrë dhe mund të kenë nisur dhe një lidhje dashurie./ekonomisti/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›