E Diel, 1 Nëntor 2026

Liri Berisha, merr mbështetje nga Forumi Ekonomik në Vjenë

Presidentja e fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, Liri Berisha, zhvilloi një vizitë 2 ditore në Vjenë me ftesë të Forumit Ekonomik te Vjenës, ku u prit nga presidenti i forumit Ekonomik Erhard Busek.
 

Synimi i kësaj vizite ishte prezantimi përpara bizneseve austriake të punës së fondacionit si dhe për të diskutuar për mbështetje në ndihmë të fëmijve me problematika të ndryshme.
 

Ndërkohë që zonja Liri Berisha u shpreh se ishte e lumtur që ndërmerren nisma të tilla si Forumi Ekonomik i Vienës të cilat përveç bashkëpunimit ekonomik përbëjnë edhe një mundësi për afrimin me njëri-tjetrin, përafrimin e ideve dhe ecjen perpara drejt zhvillimit.
 

Gjithashtu, presidentja e fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, vlerësoi faktin që ky forum shërben edhe si një urë sociale midis kombeve. Në vazhdim të vizitës, Liri Berisha zhvilloi gjithashtu një sërë takimesh edhe me një sërë biznesesh si dhe vizitoi spitalin e përgjithshëm të Vienës si dhe qëndra të ndryshme për fëmijë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›