E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvana në prapaskenë

Këngëtarja Elvana Gjata se fundmi ka publikuar videoklipin e versionit "remiks'' të këngës "Beso".
Xhirimet janë realizuar gjatë një performance të saj  dhe DJ Andy Gramm, në një nga klubet e Tiranës.

Nga fotografitë e prapaskenës së xhirimeve, këngëtarja duket të ketë shijuar shumë realizimin e këtij projekti.

Ndryshe, Elvana duket se do të jetë ajo që do të dëgjohet më së shumti gjatë vitit 2013, pasi menjëherë pas vitit të ri,  solli shumë këngë në tregun muzikor shqiptar.Brenda pese muajve të parë të këtij viti, ajo ka sjellë 8 këngë te reja. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›