E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ora londineze

Një prej këngëtareve më të kërkuara të momentit, Rita Ora, u shkëput nga axhenda e ngjeshur e shfaqjeve, për t’u rikthyer në “rrënjët e saj” londineze.

22-vjeçarja e lindur në Prishtinë, vizitoi këtë fundjavë “Buckingham Palace”, Pallatin e Mbretëreshës, ku pozoi me kurorën tradicionale të rojeve të betuar të Mbretëreshës.

Megjithatë, ndryshe nga rojet që kanë për detyrë të qëndrojnë me orë të tëra të palëvizur, me veshjen e tyre ceremoniale, Rita u tregua shumë më e zhdërvjellët, ndërsa firmosi autografë dhe pak por e sigurt, u shfaq shumë më tërheqëse se “kolegët” e saj rojtarë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›