E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvana xhiron videon në San Torini të Greqisë

Elvana Gjata është duke u përgatitur për projektin e saj të radhës. Ajo së shpejti pritet të xhirojë një videoklip të ri dhe kësaj radhe, as në Kosovë, as në Shqipëri, por në San Torini në Greqi. Këngëtarja nga Shqipëria ka vendosur të xhirojë videoklipin e saj të ri, për njërin prej dy singlave që planifikon të publikojë këtë verë dhe të cilat do jenë të përfshira në albumin e saj të ri. Kënga thuhet se do të publikohet dhe në versionin anglisht, nën titullin “Out of my life”. Elvana, e cila ishte fituese e festivalit të sivjetshëm ‘Top Fest 2011’, së fundmi është paraqitur me këngën e saj “Kudo që jam”, e cila është pëlqyer shumë nga publiku e si gjithmonë ka sjellë risi në videoklipet që prezantojnë artistët shqiptarë. Në fakt, Elvana e ka bërë gjithmonë këtë dhe është shquar për auteticitetin e videove dhe këngëve të saj, të realizuara mjeshtërisht nga hitbërësi Flor Mumajesi, i cili përsos bashkëpunimit me Elvanën, këtë verë ka sjellë edhe hite të tjera.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›