E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihanna rrëzohet në skenë (Video)

Nga Express më 28 qershor 2011 në ora 19:48

Vijon të zgjatet lista e yjeve të muzikës që rrëzohen në skenë gjatë koncerteve recitale. Këtë herë është radha e Rinanna-s.

Pop Star-i ndodhej në Canada në Rexall Place in Edmonton, gjatë një prej performancave të saj, kur iu ngatërruan këmbët edhe përfundoi në tokë.

Fatmirësisht nuk pësoi asnjë dëm, ndërsa vijoi të këndojë sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Shkak për rrëzimin duken se kanë qenë çizmet me takë super të lartë dhe rrotullimet e shpeshta.

Megjithatë gojët e këqija thonë se rënia e saj ka qenë e planifikuar, me qëllim tërheqjen e vëmendjes. /tch/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›