E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvin Beqiri: Bulonje me tradhtoi

Elvin Beqiri eshte dukshem i zhgenjyer per transferimin e munguar ne kampionatin francez. Mbrojtesi i Kombetares ishte fare prane firmes me US Bulonje, klubin me histori 111-vjeçare (i krijuar ne vitin 1898 nga disa vizitore angleze), qe ne sezonin e ardhshem do te luaje per here te pare ne Ligen 1.

Ata u ngjiten mes me te mireve, pasi u klasifikuan te tretet ne Ligen 2 dhe 28-vjeçari kuqezi cilesohej si nje perforcim mjaft i rendesishem, per t’u perballur me ekipet me te mira. Deri te premten, firma e shkodranit dukej thjesht nje formalitet, por lojtari eshte “tradhtuar” nga drejtuesit e klubit, te cilet ne momentin e fundit e prishen marreveshjen. 

Beqiri ka treguar disa nga prapaskenat e aventures aspak te kendshme ne France. “Udhetova me sigurine se do te firmosja. Gjithçka dukej e perfunduar”, deklaroi ai.

“Klubi kishte ndjekur disa prej ndeshjeve te mia nderkombetare dhe marreveshja ishte thuajse e kryer”. Por, sapo shkeli ne “Stade de la Liberation” (Stadiumi i Lirise), situata ndryshoi. Po ashtu edhe sjellja e drejtuesve te Bulonjes. Zbarkimi i Beqirit ne qytetin verior, i cili ndodhet pikerisht ne kanalin e La Manshit nuk ishte ashtu si kuqeziu e imagjinonte. Ai filloi stervitjen me skuadren e drejtuar nga tekniku Loren Gyjot, ndersa drejtuesit e ekipit e mbanin pezull kontraten.

“Ne ditet e para me thane qe presidenti (Zhak Vatez) nuk ndodhej ne qytet dhe me duhej te prisja”, shpjegoi Beqiri. “Kjo histori vazhdoi deri ne momentin kur akordi u prish. Nuk di te them se çfare ka ndodhur, ose perse kreret e klubit nderruan mendje. Ndoshta mund te kene gjetur ndonje lojtar tjeter per te perforcuar kontingjentin, por menyra sesi u sollen nuk ishte normale”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›