Felipe Massa: Do të garoj përsëri

Piloti i Ferrarit Felipe Massa tha sot se do t'u kthehet garave në Formula 1 dhe pranoi se është me fat që ka mbetur gjallë pas aksidentit në kualifikimet për Çmimin e Madh të Hungarisë.
Para një jave, Massa pësoi lëndime të rënda në kokë kur u godit nga një pjesë e cila doli nga makina e Rubens Barikelo. Ai humbi kontrollin dhe u përplas në gomat e murit mbrojtës. "Jam me fat që mbeta gjallë. Nuk më kujtohet incidenti, por sigurisht e di se do të garoj përsëri", u tha Massa mediave britanike.