E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvin Beqiri transferohet në Francë

Us Bulonjë është ekipi francez ku është transferuar ditët e fundit mbrojtësi i kombëtares shqiptare. Shkodrani që sezonin e shkuar luajti për Vllazninë, ka kaluar në skuadrën e sapongjitur në Ligën e Parë franceze.

Bulonjë sezonin e shkuar zuri vendin e tretë në Ligën e Dytë dhe arriti që të fitonte të drejtën për të luajtur në kategorinë e më të mirëve, për herë të parë në historinë e saj, që nga krijimi i klubit në vitin 1898 nga vizitorë anglezë.

Ndeshjet e saj, skuadra e shkodranit të kombëtares tonë, i luan në stadiumin “Liberation”, që ka një kapacitet prej 7300 vendesh.

Trajner i kësaj skuadre është francezi Loren Gyjot, ndërkohë që uniforma zyrtare e klubit është fanellë e kuqe me vija të zeza, që përkon edhe me ngjyrat e skuadrës tonë kombëtare.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›