Mourinho dëshiron të zërë vendin e Ferguson
Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, ka pranuar se do të mendojë për të marrë nën drejtim Manchester United, pasi Sir Alex Ferguson të dalë në pension. Ish-trajneri i Chelseat do të nisë sezonin e dytë me Interin, ku në sezonin e fundit fitoi Skudeton në Seria A. "Do ta marr parasysh kalimin në Manchester United, por edhe Manchester United duhet të ketë parasysh nëse dëshiron që unë të jem pasues i Sir Alex. Nëse ata e marrin parasysh këtë, pse jo. Më pëlqen Anglia ku tifozët janë më të zjarrtë, i zbukurojnë ndeshjet dhe bëjnë atmosferë të shkëlqyeshme", ka thënë Mourinho për "Daily Mail".