E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvir Maloku i bashkohet Juventusit

Një tjetër futbollist shqiptar i bashkohet Juventusit në Itali.

Pas Elvis Kabashit te gjigandët e Serisë A është transferuar edhe Elvir Maloku.

Talenti ka kaluar me sukses provat në klubin bardhezi dhe menjëherë është bërë pjesë e ekipit të të rinjve.

Juventusi ka mposhtur konkurrencën e disa klubeve të njohura europiane, për të siguruar shërbimet e 16-vjeçarit nga ekipi kroat i Rijekës, Juventus.

Sulmuesi i ri duhej të testohej për katër ditë në radhët e torinezëve, por ai i ka bindur menjëherë drejtuesit e klubit.

Maloku tragoi të gjitha aftësitë në miqësoren me një prej ekipeve të Akademisë dhe te Juve nuk patën asnjë dyshim për ta mbajtur në skuadër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›