Mancini: Reali do ta dobësojë Man Unitedin

Roberto Mancini nuk është dorëzuar në luftën për titull në Premierligë. Trajneri i Manchester Cityt ka thënë se sfida e Ligës së Kampionëve mes Realit dhe Manchester Unitedit, mund ta dobësojë skuadrën angleze duke i rritur shanset e tyre për titull.
"Ne do të mbështesim Manchester Unitedin në Ligën e Kampionëve. Ne shpresojmë se ata do të fitojnë por shpresojmë që edhe mund të humbasin forca. Ne besojmë se kjo garë do të dobësoj dhe do ta lodhë Manchester United. Një humbje e tyre mund të hapë gjithçka në Premierligë" deklaroi Mancini./Indeksonline/