E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvis Cefa zgjidhet nënkryetar i KLD

Gazeta Shqip

Presidenti Nishani kërkon rritje rrogash për gjyqtarët

Elvis Cefa do të jetë nënkryetari i ri i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Vendimi është marr në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që u drejtua për herë të parë nga presidenti i ri i Republikës, Bujar Nishani. Në mbledhjen e parë të KLD-së nën drejtimin e tij Nishani kërkoi rritje pagash për gjyqtarët e shkallës së parë dhe Apelit dhe identifikim nominal të gjyqtarëve të korruptuar. Duke renditur prioritetet e tij, Nishani tha se prioriteti kryesor është besimi i vetë gjyqtarëve tek sistemi i drejtësisë. “Politikë pagash më të përmirësuar për ta. Personalisht do të jem në komunikim intensiv me qeverinë dhe Kuvendin për të realizuar një nivel pagash më të lartë për gjyqtarë të shkallës së parë dhe të apelit. Gjyqtarët që e shohin sistemin e gjyqësorit si një burim të pasurive të tyre, KLD dhe Presidentin do i kenë pas si kundërshtarët e tyre më të ashpër. Tashmë është koha që praktikat në shkelje të hapur të ligjit të bëhen publike dhe të gjithë ata gjykatës që ia mohojnë drejtësinë qytetarit të identifikohen nominalisht”, u shpreh Nishani.

Ndërsa për vendin e mbetur vakant për kryetar të Gjykatës së Tiranës, Nishani tha se hapet procesi i kandidimit për këtë post. Posti mbeti bosh pas emërimit të Artan Zenelit si anëtar të Gjykatës së Lartë.

7 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Elvis Cefa zgjidhet nënkryetar i KLD burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›