E Diel, 1 Nëntor 2026

Emaili kërcënues nga serbët/ Policia e Shtetit nis verfikimet, nuk gjen asnjë lëndë plasëse

Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre.

Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›