E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e shiut lënë 30 fshatra të Fierit pa energji elektrike

Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me shkarkesa elektrike kanë shkaktuar defekte në linjat e furnizimit me energji elektrike duke lënë pa drita banorët e më shumë se 30 fshatrave në Fier Patos dhe Mallakastër. Defekte si pasojë e motit të keq janë shkaktuar edhe në zonat rurale të Lushnjes. Punonjësit e OSHEE-së po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›