Emanuel, shef i kabinetit te Obames
Deputeti i Cikagos Ram Emanuel eshte i nominuari i pare nga presidenti i sapozgjedhur amerikan Barak Obama ne postin e shefit te kabinetit. Lajmi eshte bere i ditur nga televizioni SIENBISI. Ai eshte njeriu i pare i zgjedhur ne administraten Obama. Fushata e Obames nderkohe ka bere te ditur edhe se cili do te jete stafi i ngushte i tranzicionit deri ne transferimin ne shtepine e bardhe. Ne udheheqjen e tij do te jete ish shefi i kabinetit te ish presidentit Bill Klinton Xhon Podesta, keshilltarja Valeri Xharret e lindur ne Iranin e para revolucionit islamik dhe shefi i kabinetit te Obames ne senat Pit Rus.