E Diel, 1 Nëntor 2026

Emanuela Rusta do të arbitrojë çerekfinalen e UEFA Women’s Europa Cup, Nordsjælland – Eintracht Frankfurt

TIRANË, 17 shkurt /ATSH/ Gjyqtarja shqiptare Emanuela Rusta do të drejtojë një tjetër ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare, pasi është përzgjedhur nga UEFA për sfidën çerekfinale të Women’s Europa Cup, Nordsjælland – Eintracht Frankfurt, që luhet këtë të mërkurë, në “Right to Dream Park”, në orën 18:00.

Në këtë takim, Rusta do të ndihmohet nga asistentet Mirjeta Salla dhe Sandra Nigulis, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Florian Lata. Emërimi i saj në një fazë kaq të avancuar të kompeticionit vjen si rezultat i paraqitjeve pozitive në arenën ndërkombëtare.

Arbitrja shqiptare vijon të jetë pjesë e listës elitare të gjyqtarëve të UEFA, duke përfaqësuar me sukses arbitrimin shqiptar në ndeshje me nivel të lartë konkurrimi.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›