E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ekonomisë miraton 3 kandidaturat për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

TIRANË, 17 shkurt/ATSH/ Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat shqyrtoi kandidatët e mbështetur me 28 firma për vendet vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Komisioni vendosi t’i kalojë për shqyrtim në seancë plenare kandidaturat e Selami Xhepës, Holta Zaçajt dhe Matilda Shehut.

Gjithashtu, komisioni i përcolli seancës plenare edhe kandidaturat e Ervin Metes dhe Jonida Priftit për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, të propozuar nga Këshilli i Ministrave.

Ky i fundit është institucioni përgjegjës për propozimin e tre anëtarëve të këtij këshilli, të cilët zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Pas propozimit drejtuar Kuvendit për emërimin e dy anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, Këshilli i Ministrave ka hapur aplikimet edhe për vendin e tretë vakant në këtë strukturë.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 11 mars 2026. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›