Embargo kunder Iranit - BE merr masa te reja

Embargo per naften dhe bllokim kapitali. Keto jane vendimet e BE-se kunder Iranit. Por masat qe parashikon BE do te japin efektin e tyre vetem nga 1. Korriku i ketij viti. Banka Qendrore Iraniane gjithashtu do te perballet me sanksione. Irani eksporton gati 25 milione fuci nafte ne dite. Me shume se tre cereku i te ardhurave ne devize vijne nga shitja e naftes dhe gazit. Profesori per ceshtjet politike nga Universiteti i Teheranit Zibakaram mendon se po qe se luftohet me cdo menyre per tia prere Iranit keto te ardhura atehere praktikisht i ke shpallur lufte ketij shteti. Me kete shkaterrohet edhe ekzistenca e regjimit islamist.
Sanksionet e Bashkimit Europian
Rreth 75 miliarde dollare ka perfituar Irani vetem gjate vitit te kaluar nga shitja e naftes dhe gazit. Se sa nga keto te ardhura jane perdorur per zhvillimin e nje programi nuklear kjo eshte e paqarte. Ajo qe dihet eshte se vendet perendimore jane te bindura se Teherani po i perdor te ardhurat e naftes per te zhvilluar arme berthamore.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministrat e Jashtem te BE-se
Ministri i Jashtem britanik William Hague e beri te qarte qendrimin britanik Ne duam te ndalojme perhapjen e armeve berthamore ne Lindjen e Mesme. Sepse kjo do te ndizte nje gare armatimi ne rajon dhe do te vinte ne rrezik marreveshjen per mosperhapjen e armeve berthamore.
Edhe Franca po ashtu ben te qarte se do te ndikoje qe te mos nderhyhet ushtarakisht ne kete vend. Per kete ka nje zgjidhje sipas presidentit Nicolas Sarkozy Ne kemi nevoje per sanksione te rrepta te vendosura qe do te pengojne shitjen e naftes iraniane dhe do te cojne ne ngrirjen e kapitalit te Bankes Qendrore Iraniane.
Azia tregu me i rendesishem per Iranin
Rreth 20 e naftes iraniane shkon drejt BE-se. Shumicen e marrin vende si Spanja Italia dhe Greqia Per greket eshte gati e pamundur te heqin dore nga nafta iraniane. Athina nuk paguan per naften iraniane Teherani duron borxhet e Athines. Kush do te furnizoje greket e renduar nga borxhet me nafte
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Platforme nafte Gjirin Persik
Por Irani mund ta perballoje humbjen e tregut europian. Me dramatike per te do te ishte embargoja ne vendet e aziatike. Sepse 60 e naftes iraniane shkon ne Kine Japoni Indi dhe Korene e Jugut. SHBA ka luftuar shume keto kohe per nje embargo te pergjithshme kunder Iranit. India nga ana e saj ndjehet e detyruar vetem ndaj sanksioneve te OKB-se prandaj ky vend de te vazhdoje te bleje nafte iraniane. Kete deklarate e beri ministri i Jashtem indian Rajan Mathai.
Autor Reinhard Baumgarten/Lindita Arapi
Redaktoi Bahri Cani