Talebanët në Pakistan posedojnë armë me materiale helmuese?

Personeli i një spitali në veriperëndim të Pakistanit thotë se plagët që merren gjatë sulmeve nga këto lloj pajisjesh, rezultojnë me komplikime më serioze, siç janë deformimet fizike.
Një ekspert pakistanez për bomba theksoi se talebanët i kanë perfeksionuar aftësitë e krijimit të këtyre armëve, duke përdorur materiale që janë lehtë të përdorshme, sikurse kaliumi dhe azoti.
Ndërkohë, zyrtarët e pyjeve thonë se talebanët po i prenë pyjet dhe po i shesin drunjtë për të siguruar më shumë para.
Në anën tjetër raportet nga Pakistani njoftojnë se nga një sulm i një aeroplani amerikan pa drejtues kanë mbetur të vrarë katër militantë të dyshuar pakistanezë, në rajonin e Vaziristanit Verior, në afërsi me kufirin afgan.
Agjencitë perëndimore të lajmeve raportojnë se sulmi ndodhi në fshatin Degan, në afërsi të Miranshahut, qyteti kryesor në Vaziristanin Verior.
Në këtë zonë janë aktivë militantët talibanë dhe ata të Al-Qaidës.
Raportet citojnë zyrtarët pakistanezë të kenë thënë se sulmi mendohet të ketë pasur cak një automjet, që po barte militantët e dyshuar.