Emergjenca Civile te dhenat e fundit

Qendra Kombetare Operacionale te Emergjencave Civile paraqet situaten deri ne oren 1200 dhe masat qe po merren per perballimin e situates.
Qarku Shkoder
Rreth 1000 efektiva te Policise se Shtetit dhe afro 500 efektiva te Forcave te Armatosura kane vijuar punen per evakuimin e banoreve nga zonat e permbytura. Banoret e evakuuar jane strehuar ne objektet e vena ne dispozicion nga pushteti vendor ose prane te afermve ne zonat qe nuk jane prekur nga permbytja.
Nga zonat e permbytura jane evakuuar 2623 familje me 11023 persona.
Komuna Ana e Malit 53 familje 240 persona
Komuna Dajc 330 familje 1550 persona
Komuna Berdice 768 familje 3306 persona
Komuna Bushat 500 familje 2000 persona
Komuna Gur i Zi 320 familje 1300 persona
Komuna Velipoje 70 familje 350 persona
Komuna Rrethina 20 familje 102 persona
Bashkia Shkoder 562 familje 2175 persona
Siperfaqja e tokes se permbytur rezulton 13 950 ha. Te rrethuara nga uji gjenden 4597 shtepi nderkohe jane te permbytura 2561 shtepi.
Efektivat e Policise se Shtetit dhe te Forcave te Armatosura qe po veprojne ne terren krahas evakuimit te banoreve po kryejne edhe furnizimin me ushqim uje te pijshem e veshmbathje te banoreve te evakuuar e po keshtu po angazhohen per perforcimin e argjinaturave.
Strukturat policore kane marre te gjitha masat per garantimin e rendit dhe sigurise publike ne ne te gjithe territorin e vecanerisht ne zonat e permbytura.Situata shendetesore eshte nen kontroll dhe eshte koordinuar puna me strukturat policore dhe ushtarake per transportimin e ekipeve mjekesore.Drejtoria Rajonale e Rrugeve ne bashkepunim me Drejtorine e Policise se Qarkut kane vendosur shenjat dhe kufizimet ne akset rrugore problematike.
Gjendja e rrugeve
Eumlshte i bllokuar aksi i rruges nacionale Shkoder-Tirane tek Harku i Berdices.
Aksi rrugor Shkoder ndash Velipoje eshte i pakalueshem ne vendin e quajtur Ura e Gjolulit.
Tek Ura e Bunes eshte kufizuar qarkullimi i mjeteve per shkak te rritjes se nivelit te ujit siper dyshemese se ures.
Unaza e re nga vendi i quajtur Shkolla Sallo Halili Ndocej deri tek Bexhisteni kalohet vetem me mjete te larta pasi ne rruge eshte rritur niveli i ujit. Aksi rrugor nga Pesekateshi me ure ne Xhabije deri tek Ura e Bunes Lokali Freskia kalohet vetem me mjete te larta.
Rruga e Shirokes eshte e pakalueshme. Rruga per ne Komunen Ana e Malit dhe PKK Muriqan kalohet vetem me mjete te larta.
Aksi rrugore Shkoder ndash Velipoje eshte e pakalueshme ne te dy krahet.Rruga per ne Komunen Dajc eshte e pakalueshme. Aksi rrugore Shkoder ndash Kire ndash Mali i Shoshit ndash Komuna Shale levizja kryhet me veshtiresi. Aksi rrugore Boge ndash Thethe eshte e pakalueshme ne Qafe Terthore ka rreth 1 m bore.Aksi rrugore Breg Lumi ndash Thethe eshte e bllokuar si pasoje e shembjes se rruges nga reshjet.Ne Komunen Dajc jane demtuar argjinaturat ne Rrushkull Belaj Samrisht Pentar dhe Luarze
Malesi e Madhe
Aksi rrugore Tamare ndash Vermosh kalohet me veshtiresi ne Qafe te Bordolecit.
Aksi rrugore Tamare ndash Vukel eshte i bllokuar nga shembja e dheut dhe po punohet per zhbllokimin e kesaj rruge. Akset e tjera rrugore jane te kalueshme nga automjetet
Puke
Aksi rrugor Fushe Arrez ndash Iballe eshte i bllokuar nga shembja e dheut si pasoje e reshjeve te rena dhe po punohet per zhbllokimin e rruges.Aksi rrugor Fierze ndash Tropoje eshte i bllokuar kalimi tek Ura e Hidrocentralit te Fierzes pasi ka gerryerje prane ures nga vershimi i ujit.
Akset e tjera rrugore jane te kalueshme nga automjetet.
Qarku Lezhe
Forcat policore dhe ushtarake ne bashkepunim me Bordin e Kullimit po punojne per perforcimin e argjinatures se Torrovices.
Qarku Korce
Nga reshjet e shiut ne fushen e Maliqit ka prezence uji ne ngastra te vecanta te saj.
Qarku Durres
Ne Fushe Kruje niveli i ujrave ne shtratin e lumit Zeze ka rene duke lejuar pastrimin e aluvioneve nga banesat. Po kryhet pastrimi i kanaleve siperfaqesore dhe rrugeve ne mes te qytetit.
Prezence uji por ne nivele te uleta vazhdon te kete edhe ne disa lagje dhe rruge te brendshme te Bashkise Durres.
Qarku Fier
Si pasoje e daljes nga shtrati te lumit Gjanica ka prezence uji ne disa banesa ne qytetin e Fierit.