Bogdanovic Beogradi do bisedime te shpejta

Beogradi deshiron sa me shpejt bisedime me Prishtinen si dhe pajtim historik mes serbeve dhe shqiptareve ka thene ministri per Kosoven ne Qeverine e Serbise Goran Bogdanovic.
Ai ka theksuar se eshte e domosdoshme qe ne bisedime te flitet edhe per statusin e Kosoves.
Eumlshte e ditur se Beogradi deshiron qe bisedimet te fillojne sa me shpejt dhe te arrihet nje kompromis i pajtimit historik mes serbeve dhe shqiptareve ka thene Bogdanovic per mediat serbe.
Ai ka vleresuar se bisedimet fillestare mund te nisin ne fund te vitit.
Ndersa ato me serioze Bogdanovic pret qe te fillojne pas formimit te qeverise se re te Kosoves.
Bogdanovic ka thene se ne ekipin e Serbise do te jene te perfshire edhe serbet e Kosoves.
Bogdanovic duke folur per kundershtimin e Kosoves per te biseduar per statusin ka thene se ne fakt Prishtina nuk eshte e gatshme te bisedoje as per temat qe kane te bejne me ceshtjet e perditshme.
Ne dy muajt e fundit Prishtina ben gjithcka qe sa me shume ta shtyeje dialogun. Mendoj se koherat kane ndryshuar se Prishtina dhe nje pjese e bashkesise nderkombetare qe e ka mbeshtetur Prishtinen jane vetedijesuar se dialogu do te ndodhe ka thene Bogdanovic.