Emergjenca nga moti, pritet mbledhje e qeverisë
TIRANE- Situata ne vend, renduar per shkak te kushteve te perkeqesuara te motit pritet te mbledhe kabinetin qeveritar ne nje mbledhje jashte radhe.
Mesohet se mbledhja do te zhvillohet mbremjen e sotme, ne te cilen kreu i qeverise, Sali Berisha pritet te shpalle gjendjen e emergjencës për zonën verilindore dhe zonën juglindore të vendit.
Ne takimin e sotem ne Kukes, Berisha ka deklaruar se duhen mobilizime më të mëdha mjetesh dhe fondesh dhe ato mund të bëhen në kuadër të kësaj gjendjeje.
Ai kërkoi që ekipe të helikopterëve të jenë në gatishmëri të plotë dhe reparte të caktuara apo njësi të tjera të zhvendosen në këto zona, në ndihmë të banorëve, nëse do të jetë e nevojshme në vijim.
Kryeministri kërkoi një funksionim edhe më efikas të qendrave shëndetësore në çdo zonë, ku sipas tij, krahas mjekut dhe infermieres, çdo qendër duhet të ketë edhe një mami. Këto qendra shëndetësore duhet të jenë të parat, me çdo kusht, që duhet të furnizohen me ilaçe e me të gjitha mjetet e domosdoshme.
Gjithashtu, Kryeministri vlerësoi si shumë të rëndësishëm solidaritetin mes vet banorëve dhe komuniteteve në këto zona në lehtësimin e pasojave të kësaj situate.