E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi: Ia kemi dërguar Prokurorisë vendimet për imunitetet

Një ditë pasi prokuroria e përgjithshme deklaroi se nuk ka mbërritur në këtë institucion shkresa përcjellëse e Kuvendit me vendimin për heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë. Zyra e shtypit e Kuvendit njofton se me datën 3 shkurt Kuvendi përmes shkresës përcjellëse të Sekretarit të Përgjithshëm, Marlind Myftiu, ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme, vendimet e Kuvendit 4/2012, 5/2012 dhe 6/2012 për dhënjen e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale, përkatësisht për deputetët Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Baraj.

Kjo shkresë bën me dije njoftimi për shtyp i Kuvendit është marrë në dorëzim me firmë po me datën 3 shkurt në orën 13.15 nga përgjegjësja e zyrës së protokollit në prokurorinë e përgjithshme zonja Loreta Paparito. Po ashtu sqarohet më tej se po me këtë datë ky vendim është dërguar edhe në Qendrën e Publikimeve Zyrtare, për botim. Ndërkaq zyrtarë të prokurorisë së përgjithshme janë shprehur një ditë më parë se nuk kanë mbërritur të paktën deri të premten këto shkresa të Kuvendit.

Për këtë asrye ky insititucion nuk ka kryer asnjë veprim hetimor, pasi siç thuhet ndodhet në pamundësi procedurale për të vepruar. Më 23 janar 2012, prokurorja e Përgjithshme Ina Rama tha se i është drejtuar Parlamentit me një kërkesë për heqjen e imunitetit të tre deputetëve, Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Baraj. Kërkesa e Prokurorisë u mor në shqyrtim nga Kuvendi dhe në seancën e datës 2 shkurt deputetët e mazhorancës dhe të opozitës votuan për heqjen e imunitetit për tre të zgjedhurit socialist

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›