Emërim i ri në administratën e ardhshme Obama
Zoti Obama e njoftoi emërimin e gjeneralit dje në një intervistë televizive dhe do ta bëjë zyrtarisht të ditur zgjedhjen e tij në një konferencë për shtyp në Çikago sot. Zoti Obama tha në intervistën që dha dje për rrjetin televiziv NBC se ai mendon se zoti Shinseki është personi më i duhur për t'i nderuar trupat amerikane kur të kthehen nga lufta.
Gjenerali Shinseki u largua nga puna
gjatë administratës së Presidentit Bush, pasi tha se nevojiteshin më shumë
trupa për të realizuar ndërhyrjen amerikane në Irak në vitin 2003, krahasuar me
numrin e trupave që donte të dërgonte Sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes,
Donald Rmsfeld. Zoti Obama tha se gjenerali Shinseki kishte të drejtë. Kritikët
kanë thënë se kaosi që pasoi ndërhyrjen amerikane në Irak ishte më së shumti
rezultat i numrit të pamjaftueshëm të trupave.