Emërimet, PD e LSI: Ligj organik për Presidentin
Duke marrë shkasë nga debatet e ditëve të fundit mbi vonesat e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga presidenti Topi, maxhoranca ka hedhur në tregun politik idenë e “ngutjes” së presidentit për dekretimet me anë të një ligji.
Për deputetin e Partisë Demoktratike Viktor Gumi, një ligj i tillë bazohet mbi Kushtetutë, çka sipas tij me anë të ligjit organik do të përcakohen afatet kohore.
“çdo institucion që është kushtetues ka organizimin dhe funksionimin e tij. I vetmi organ në këtë Republikë që nuk ka një ligj për organizimin dhe funksionimin është Presidenti i Republikës. Kjo nuk do të thotë që presidenti nuk ka kompetenca. Ato mund të jenë të shpërndara mirë në ligje të ndryshme. Megjithatë, ka praktika evropiane në këtë fushë, që kanë ligj për organizimin dhe funksionimin e institucionit të presidentit”, është shprehur Gumi.
Ndërkohë, deputeti i LSI-së, Nasif Naço shprehet se do të ishte nje zgjidhje një ligj i tillë.“Sigurisht që do të kishte një zgjidhje për ligjin organik. Do të kishte një zgjidhje edhe për institucionet e tjera ku do të deklarohej qartë procedura 3 apo 6 muaj, pasi dihet që është me mandate të përcaktuar dhe nuk do të kishim konflikt të pa nevojshëm”, është shprehur ai.
Idenë e një ligji të tillë e ka mbështetur edhe ish-presidenti Rexhep Mejdani, duke nënvizuar se miratimi i një ligji organik për funksionimin e institucionit të presidentit është i vonuar dhe se ai duhej të miratohej më parë.
“çdo institucion në Shqipërin funksionon mbi bazën e ligjeve organike. është normale që edhe institucioni i presidentit të ketë një ligj të tillë, madje do ta konsideroja të vonuar, pasi duhej të hartohej kohë më parë”, është shprehur Meidani. Për, deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri nuk e sheh zgjidhjen e problemit tek një ligj i tillë.