Emërimet në Administratë, opozita akuza mazhorancës: Politike

Emërimet në Administratën publike kanë sjellë debate mes mazhorancës dhe opozitës në komisionin e ligjeve. Duke iu referuar këtij inistitucioni deputetët e opozitës ngritën shqetësimin për emërime , ndërsa iu referuan edhe marrëveshjes së partive qeverisëse për përqindjen e përfaqësimit në të gjitha nivelet. Kryetari i komisionit Ilir Rusmaili i hodhi poshtë këto qëndrime, duke thënë se marrëveshja me aleatët është bërë për postet politike dhe jo për Adminsitratën publike.
Ndërsa ka raportuar para komisionit të ligjeve drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Blerta Selnica foli edhe për shifra konkrete të emërimeve apo transferimeve të kryera gjatë vitit 2011. Selenica deklaroi se nga 1500 nëpunës të shërbimit, 8 përqind prej tyre janë me kontrata.
Ndërkaq të hënën para komisionit të ligjeve do të raportojë edhe komisioni i shërbimit civil, ku pritet të ketë debate mes mazhorancës, duke iu referuar edhe ligjit për këtë komision.