Vdekja e Princit të Kurorës, Haxhinasto ngushëllime në Amb. saudite
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto zhvilloi një vizitë në Ambasadën e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, ku shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, z. Nayef bin Abdulaziz Al Saud, njëkohësisht zv. kryeministër i parë dhe ministër i Brendshëm i Arabisë Saudite.
Ministri Haxhinasto shkroi një mesazh në librin e ngushëllimeve, ku shprehu vlerësimin për kontributin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të Princit të Kurorës Nayef në zhvillimin e Arabisë Saudite.
Ministri Haxhinasto i dërgoi dhe një telegram ngushëllimi Ministrit të Jashtëm të Arabisë Saudite, Lartësisë së Tij Mbretërore, Saud al-Faysal bin Abd al-Aziz Al Saud, të cilit i shprehu keqardhjen dhe ngushëllimet e përzemërta për humbjen e Princit të Kurorës.