E Hënë, 2 Nëntor 2026

Emërimet në polici, Edjona Dano merr drejtimin e komisariatit të Kuçovës, e vetmja grua që kandidoi

Për herë të dytë në historinë e organizatës së Policisë së Shtetit, një grua merr drejtimin e një komisariati policie, pas drejtimit të komisariatit të Librazhdit nga Anila Popa në vitin 2016.

Bëhet fjalë për Edjona Danon, e cila u  emërua shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke u bërë një nga gratë e para që merr një pozicion të tillë drejtues në këtë nivel, pas hapjes së garës për shef komisariati.

Dano ishte e vetmja grua që garoi për shef komisariati dhe u shpall në listën fituese, si dhe u kualifikua fituese edhe mes 290 garuesve që synonin në fund të vitit të kaluar për të qenë shefa komisariatesh.

Dano mbante detyrën e Shefes së Seksioni për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në Policinë e Tiranës.

Më herët ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr.6 Tiranë.

Kreu i Policisë Ilir Proda firmosi po ashtu edhe emërimin e Kleant Serdari  Shef i Komisariatit të Policisë Mallakastër.

Bledar Metaj që drejtori deri të shtunë komisariatin e Mallakastrës, u emërua Shef Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë.

Florian Dano u emërua shef komisariati Policisë Kufitare Dibër, Elvid Shehu në Komisariatin e policisë kufitare Sarandë, Ferit Merkaj shef Komisariatin e policisë Himarë dhe Kliton Zharri shef Komisariatin e policisë Cërrik.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›