Emerimi ne Vjene emri i SelviBecajt ne videon Meta-Prifti
TIRANE- Emri i Selvi Becaj u be e njohur nga biseda mes ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti dhe ish-ministrit te Jashtem te asaj kohe Ilir Meta. Gjate bashkebisedimit Ilir Meta i tregon ish-ortakut te tij Dritan Prifti se ne rast se ceshtja gjyqesore e nisur nga kompania Vllezerit Tola Sh.p.k do arrinte te shkonte ne Gjykaten e Larte atehere ai vete do nderhynte tek Shpresa Becaj. Sipas videos te transmetuar ne ekranet e televizioneve Meta tregon se me kryetaren e Gjykates se Larte i ka maredheniet shume te mira per shkak se dhe i kishte punesuar vajzen ne zyren diplomatike ne Vjene. Kaq ka mjaftuar qe te nesermen te reagoje kryegjyqtarja Shpresa Becaj e cila ka bere me dije se vajza e saj nuk ishte punesuar si rezultat i favoreve por ka ndjekur te gjitha procedurat qe kerkon ligji ne rastet e punesimit ne administraten shteterore.
sg/shqiptarja.com
sg/shqiptarja.com