E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Emigracioni i paligjshëm/ Mbretëria e Bashkuar marrëveshje me Francën, do paguajë 576 mln dollarë për të zvogëluan fenomenin

Mbretëria e Bashkuar do të paguajë 576 milionë dollarë gjatë 3 viteve të ardhshme si pjesë e një marrëveshjeje me Francën për të luftuar imigracionin e paligjshëm në kanalin anglez. Marrëveshja u njoftua gjatë një samiti të përbashkët midis kryeministrit britanik Rishi Sunak dhe homologut të tij francez Emmanuel Macron në Paris.

Paratë do të financojnë një qendër të re ndalimi për emigrantët në Francë dhe vendosjen e 500 agjentëve francezë të sigurisë “për të mundësuar zbulimin më të shpejtë të tentativave për kalime të emigrantëve me varka të vogla”, raporton CNN.

“Niveli i ambicies së këtij plani është pikërisht ai që na nevojitet. Kjo nuk është një marrëveshje midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, por midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së”, tha Macron.

Sunak shtoi se Mbretëria e Bashkuar “do të respektojë gjithmonë detyrimet tona të traktatit ndërkombëtar”.

Sunak po përballet me kritika nga grupi i të drejtave të njeriut për lëvizjet e tij për të bllokuar emigracionin me një ligj të ri të kritikuar “si racist, të paligjshëm dhe të papërshtatshëm”.

Mbretëria e Bashkuar ka parë një rritje të numrit të emigrantëve të paligjshëm që paguajnë bandat e trafikimit të qenieve njerëzore për t’i kontrabanduar në Britani me varka të vogla, ku shumë prej tyre janë fundosur dhe kanë marrrë jetën e njerëzve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›