E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Stacioni i braktisur i trenit që u shndërrua në një hotel mahnitës

Stacionin Canfranc, dikur një stacion hekurudhor i braktisur, tani është një hotel luksoz. Stacioni Canfranc u hap si një qendër hekurudhore në vitin 1928, me një ceremoni inaugurimi ku morën pjesë Mbreti i Spanjës dhe Presidenti i Republikës Franceze asokohe.

Hoteli ndodhet në Spanjë, por jo shumë larg kufirit francez. Stacioni qëndroi i fjetur për dekada derisa filloi puna për të transformuar ndërtesën e cila pavarësisht te gjithash ishte ende e bukur, por e lënë pas dore prej kohësh, në një hotel të operuar nga Barcelo Hotel Group.

Pas vitesh rigjenerimi, Canfranc Station mirëpriti mysafirët e tij të parë në janar 2023. Adhuruesit e hekurudhave dhe historisë kanë zyrtarisht një destinacion të ri në listën e tyre citoi CNNTRAVEL.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›