E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigracioni ne fokus te Agon

 ema e emigracionit është në fokus të filmit “Agon” të Regjisorit Robert Budina i cili ka dhënë premierën në Tiranë. Lidhur me titullin Budina thote se nuk është shume i menduar.

“Agon” trajton historinë e dy vëllezërve, të cilët përpiqen të ngrenë jetën e tyre në emigracion, çka nuk është aspak e lehtë. Filmi “Agon” është xhiruar në Shqipëri dhe në Selanik të Greqisë, me një përzierje aktorësh grekë e shqiptarë, ku rolet kryesore u janë besuar një kastë aktorësh të rinj.

Filmi “Agon” është përzgjedhur në Festivalin Ndërkombëtar të Çikagos në SHBA, në garën zyrtare, në seksionin e regjisorëve të rinj. “Agon” do të konkurrojë për “Hygon e Artë”, së bashku me një përzgjedhje prej 14 filmash të tjerë. Kjo është hera e parë që një film shqiptar merr pjesë në garën zyrtare të këtij festivali, duke hapur një dritare drejt kinemasë shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›