Emigrantet 400 te zhdukur ne Mesdhe

Të paktën 400 emigrantë janë zhdukur në Mesdhe. Alarmi është lëshuar nga UNHCR-ja e cila i frikësohet një tragjedie të re në det.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e këtij institucioni, Laura Boldrini e cila ka theksuar se është një gomone me rreth 70 persona në bord dhe një bark me 330 të tjerë.
Kryesisht emigrantët janë nga Eritrea, Somalia dhe Etiopia.