E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton Gbagbo duhet te largohet

Laurent Gbagbo duhet “të largohet menjëherë”.

Kështu është shprehur Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, duke nënvizuar se sjellja e presidentit të Bregut të Fildishtë po e çon vendin drejt anarkisë.

Gbagbo nuk pranon të lëshojë pushtetin e tij në favor të Alassane Ouattara edhe pse ka humbur zgjedhjet e nëntorit të kaluar.

Forcat besnike të Ouattara, i njohur si presidenti legjitim nga ndërkombëtarët, kanë marrë kontrollin e pothuajse gjithë vendit afrikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›