E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet e paligjshem BE dergon patrulle ne Greqi

Bashkimi Europian do te instaloje patrulla ne Greqi ne perpjekje per te ndalur numrin ne rritje te emigranteve te paligjshem qe kalojne kufirin nga Turqia. KJo mase vjen pak dite pasi Kombet e Bashkuara kritikuan Athinen per kushtet e renda ne burgjet e saj. Situata ne kufirin e Greqise me Turqine eshte duke rritur shqetesimin tone. Fluksi I njerezve qe kalojne ilegalisht kufirin ka arritur numra shqetesuees dhe Greqia ka treguar se nuk e perballon dot kete situate e vetme. Jam shume e shqetesuar per situaten humanitare ka theksuar Komisionerja per ceshtje te brendshme te BE-se Cecilia Malmstrom.

Duke marre parasysh nje kerkese nga qeveria greke Bashkimi Euroipian do te instaloje skuadra te nderhyrjes se shpejte ne kufirin greko-turk skuadra qe perdoren per here te pare qe nga krijimi i tyre ne vitin 2007. Keto skuadra do te raportojne ne agjencine e kontrollit te kufijve te BE-se FRONTEX. Skuadrat e shpejta kane autorizimin te hyjne ne bazen e te dhenave greke dhe te perdorin forcen kur e shohin te nevojshme. Ata jane te autorizuar te mbajne arme dhe uniforma kombetare me logon e BE dhe te Frontex. Malmstrom nga ana e saj ka thene se precirct qe te gjithe njerezve qe kalojne kufirin tu jepet ndihma e duhur dhe me tej do te konsiderohen rastet qe kerkojne mbrojtje ne perputhje me ligjet e BE-se.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›