E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët kthehen në Greqi, fluks në pikën kufitare në Kapshticë. Policia punon me 5 sportele

Rikthimi i emigrantëve në Greqi ka sjellë një fluks të shtuar në pikën kufitare të Kapshticës.

Për të përballuar lëvizjet, policia po punon me 5 sportele në dalje dhe 3 në hyrje, duke synuar shmangien e radhëve të gjata.

Gjatë dy ditëve të fundit, nga Shqipëria kanë dalë më shumë se 13 mijë persona, ndërsa nga vendi fqinj kanë hyrë rreth 9 mijë.

Fluks i lartë i lëvizjeve është regjistruar edhe në doganën e Qafë Thanës, në kufi me Maqedoninë e Veriut.

Të dhënat tregojnë se në Shqipëri kanë hyrë rreth 10 mijë shtetas dhe po aq kanë dalë.

Në Qafë Thanë po punohet me 6 sportele për të lehtësuar lëvizjen e udhëtarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›