E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët kthehen për festa, fluks në pikat kufitare dhe vonesa në porte

Tiranë- Fluks i lartë i kthimit të emigrantëve shqiptarë në Atdhe për festat e fundvitit është shënuar edhe gjatë së shtunës në pikat kufitare tokësore dhe portuale të vendit.

Bazuar në të dhënat zyrtarëve mësohet se në pikën kufitare të Kapshticës gjatë 24 orëve kanë hyrë 4.425 shtetas shqiptarë me 1019 automjete. Sakaq po prej kësaj pike kanë dalë 1.865 shtetas shqiptarë me 507 automjete.

Në hyrje janë regjistruar 287 shtetas të huaj. Mësohet se një tjetër pikë kufitare atë të Qafë Botë janë shënuar 516 shtetas të huaj që kanë hyrë në vendin tonë.

Në pikën kufitare të Qafë Thanës kanë hyrë 616 shtetas shqiptarë me 208 automjete kurse kanë dalë 359 shtetas shqiptarë me 127 automjete.

Policia kufitare shqiptare dha se po operon me 4 sportele në hyrje dhe po kaq në dalje, kurse pala greke raportohet se punon me tre sportele në hyrje dhe po tre në dalje, teksa thotë se fluksi pritet të rritet në tre ditët e ardhshme.

Sa i takon pikave portuale në vend mësohet se kushtet e këqija atmosferike të motit gjatë natës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm kanë vonuar ardhjen e trageteve nga porti i Barit, në atë të Durrësit.

Kapiteneria e këtij porti tha se 2 tragete të linjës Durrës-Bari të parashikuar të mbërrinin në orën 08:00 do të mbërrijnë në orën 16:00 të pasditës të së shtunës. Për shkak të motit të keq në portin italian ku deti kishte arritur në 8 ballë fuqi.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›