E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Fier

Një aksident rrugor i ka marre jetën një 76 vjeçari nga fshati Marinez i rrethit  te Fierit. 
Ngjarja ndodhi ne aksin rrugor Marinez- Jagodinë dhe  viktima Ramiz Çepele ishte duke udhëtuar me motor ne drejtim te kundërt me një kamionçine kur u përplas me te. Si pasojë 76 vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme kurse Arben Mesutaj drejtuesi i kamionçinës me targa AA 184 EX është shoqëruar në komisariatin e policisë në Fier. 
Ekspertet e policisë rrugore po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›