Emigrantët kthehen për festat, fluks në portin e Durrësit, shtohen udhëtimet me traget

Në portin e Durrësit ka nisur fluksi i kthimit të emigrantëve për festat e fundvitit.
Për këtë arsye nga e enjtja do të nisin lundrimet e dyfishta të trageteve që lidhin dy brigjet e Adriatikut, për të përballuar shtimin të udhëtarëve dhe të automjeteve.
Sipas kapitenit të Portit të Durrësit, për të përballuar fluksin edhe Policia Kufitare do të punojë me 24 sportele për kontrollin e dokumenteve.
Festat e fundvitit shënojnë periudhën kur shumë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vendet e Evropës rikthehen në atdhe për të kaluar pushimet pranë familjeve të tyre./vizionplus.tv