E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët kthehen për pushime, radhë të gjata në Kakavijë

GJIROKASTER - Fundjava ka sjellë radhë të gjata emigrantësh që kthehen nga Greqia për të kaluar pushimet në Shqipëri në pikën kufitare të Kakavijës.

Radhët e gjata janë krijuar si pasojë e fluksit të madh të emigrantëve shqiptarë që kanë nisur të kthehen që prej orëve të mbrëmjes, ndërkohë që nga pala greke punohet me ritme të ngadalta.

Gjatë natës, pala greke ka punuar vetëm me një sportel, duke bërë që radhët e automjeteve të shkojnë deri në 2 km. Kjo situatë në pikën kufitare të Kakavijës vjen e ripërsëritur në çdo rast të kthimit të emigrantëve në sezonin veror apo për festa të ndryshme në Shqipëri. A

Aktualisht mësohet se pala greke ka shtuar sportelet duke punuar me 3 të tilla, gjë që pritet të reduktojë edhe radhët e gjata të emigrantëve në tokën greke.

(er.nu/news24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Vlorë, fluks emigrantësh në port, prej 1 gushtit kanë hyrë 8000 persona

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›