E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Kosovë, Vulin: Pranojmë lista pa simbole të shtetit të paqenë

vulniBeograd- Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se për Serbinë është e papranueshme që fletëvotimet për zgjedhjet lokale në Kosovë të kenë simbolet shtetërore të Kosovës, ashtu siç paralajmërohet nga Prishtina, raporton REL.

Duke folur për televizionin shtetëror serb, Vulin ka thënë se OSBE-ja duhet të jetë neutrale ndaj statusit.

“OSBE-ja, ose do të jetë neutrale ndaj statusit, ose nuk do të ketë zgjedhje, është shprehur ai.

Vulin gjithashtu ka deklaruar se Prishtina prej një kohe të gjatë sipas tij, shpreh frikë nga mundësia që serbët të marrin të gjitha të drejtat që kanë fituar me Marrëveshjen e Brukselit.

“Për të marrë pjesë në zgjedhje, serbët nuk duhet ta pranojnë shtetin e Kosovës dhe nuk janë të obliguar të bëhen shtetas të Republikës së Kosovës. Marrëveshja është neutrale ndaj statusit dhe vetëm me këto kushte dhe pa kurrfarë simbolesh të shtetit të paqenë, serbët do të pranojnë listat zgjedhore”,- ka thënë Vulin,raporton REL.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›