E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet ne Greqi Te shtyhet vlefshmeria e pasaportave te vjetra

Organizatat qe perfaqesojne emigrantet shqiptare ne Greqi po u kerkojne autoriteteve shqiptare te shqyrtojne pavlefshmerine e pasaportave te vjetra. Keto dokumente qe po zevendesohen ne pjesen dermuese prej qytetareve shqiptare nga pasaportat biometrike pritet te behen te pavlefshme janarin e vitit 2011.

Por shume prej emigranteve shqiptare qe punojne e jetojne ne Greqi kane pohuar se ne pasaportat e vjetra kane te hedhura lejet e qendrimit apo viza qe e kapercejne kufirin kohor te ketij viti. Shume prej emigranteve gjihashtu prej pamundesise per te udhetuar ne Shqiperi e kane pasur te pamundur te pajisen me dokumenet e reja te identitetit.

Per kete kategori emigrantesh qe perdorin pasaportat e vjetra dhe qe vleresohet jo e vogel ne numer eshte e rendesishme shtyrja e afatit pertej vitit 2011. Nje perfaqesi e emigranteve shqiptare ne Greqi sipas burimeve diplomatike nga Athina i ka kerkuar ambasadorit shqiptar ne Athine edhe fillimin sa me shpejt te leshimit te pasaportave te reja biometrike ne selite konsullore shqiptare ne Greqi.

Parlamenti shqiptar tashme i ka miratuar te gjitha dispozitat ligjore dhe autoritetet ne Tirane kane deklaruar se ky proces do te nise brenda ketij viti. Sipas burimeve diplomatike shqiptare kerkesa e emigranteve per leshimin e pasaportave biometrike ne selite konsullore ne Greqi eshte shoqeruar me kerkesen qe procesi te jete transparent dhe te mos njohe zvarritje dhe radhe te emigranteve.

Emigracioni shqiptar ne Greqi eshte me i ndjeshmi ndaj praktikave administrative qe ndermerren nga shteti shqiptar si per dokumentet e identitetit ceshtjen e pensioneve apo edhe ato te legalizimeve.

Kjo pasi nje pjese e emigranteve ndodhen ne Greqi ne procesin e riperteritjes se lejeve te qendrimit ndersa nje pjese tjeter shpresojne qe me procesin e liberalizimit te vizave te levizin lirisht ne kufijte e te dy vendeve duke zgjidhur edhe probleme te statusit te tyre te qendrimit te mbetur pezull prej vitesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›