E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Hashim Thaci rizgjidhet si kryetar i PDK-se

24-10-2010 / Gazeta 55

Partia Demokratike e Kosoves ka rizgjedhur Hashim Thacin si kryetar te saj edhe per nje mandat tjeter kater vjecar. Thaci u rizgjodh me unanimitet ne Kuvendin e peste te partise te mbajtur ne Prishtine. Duke shprehur besimin se PDK do te jete fituese e zgjedhjeve te ardhshme kryeministri tha se ne mandatin e dyte Kosova do te anetaresohet ne BE dhe NATO. I ballafaquar me nje qeveri qe tashme ka humbur mbeshtetjen e shumices ne Kuvendin e Kosoves me daljen e LDK-se nga koalicioni Thaci tha se vendi do te shkoje shume shpejt ne zgjedhje te lira per ti rikonsoliduar institucionet te cilat sic tha ai jane futur ne nje krize te thelle. Por ne kampin tjeter politik Lidhja Demokratike e Kosoves pritet te marre nje tjeter goditje te forte. Bujar Bukoshi dhe mbeshtetesit e tij pritet te zyrtarizojne javen e ardhshme Koalicionin Rugova nje fraksion brenda LDK-se qe sipas gazetes Ekspress mund te shnderrohet ne parti politike Vete ish-ministri i Shendetesise nuk ka mohuar informate te tille. Nisma e Bujar Bukoshit mbeshtetet edhe nga djali i ish-Presidentit Rugova Uka. Kjo nisem vjen sepse Fatmir Sejdiu ka paralajmeruar mundesine e nderprerjes se procesit elektoral brenda LDK-se ose mbajtjen e nje kongresi te shpejte sa per te plotesuar kriterin ligjor per te marre pjese ne zgjedhje.


PDK mblodhi sot Kongresin e 5-te


Ne prag te mocionit ndaj qeverise ne Kuvend Thaci ka vendosur te testoje delegatet me synim rikonfirmimin ne krye te PDK-se si dhe pergatitjen per zgjedhjet e parakohshme nese do jete e nevojshme pas prishjes se koalicionit me LDK-ne


UPDATE- Duke folur ne kuvendin e peste zgjedhor te PDK-se ku pritet qe ai te rikonfirmohet ne krye te saj Hashim Thaci shprehu bindjen se PDK do te vazhdoje me qeverisjen e vendit edhe ne mandatin e ardhshem. Kryetari i PDK-se Hashim Thaci tha se situata e re politike e krijuar ne vend kerkon mbajtjen sa me shpejt te zgjedhjeve te pergjithshme. I takon Kongresit dhe delegateve qe nese ka kandidate te tjere te kandidohen dhe propozohen ne perputhje me statutin e PDK-se i cili parashikon qe duhet te kete 30 nenshkrime per ndonje kandidat te ri- tha sekretari per marredhenie me publikun i PDK-se Enver Hoxhaj njeheresh minister i arsimit. Ne konferencen e djeshme per mediat Hoxhaj i hodhi poshte kritikat se Kongresi i partise eshte nje farse duke thene se PDK para pese muajve ka marre vendim qe te mbahet ky kongres i rregullt. Qe nga themelimi i PDK-se me 1999 Hashim Thaci ka qene kryetar i saj. PDK-ja ka bashkeqeverisur nga viti 2001 deri ne vitin 2004 me kryeminister te saj Bajram Rexhepin dhe me 2 ministra. Prej perfundimit te ketij mandati e deri ne fund te 2007-s ka qendruar ne opozite kur kjo parti konfirmohet si forca e pare politike ne vend. Ne fillim te 2008-s Thaci eshte vene ne krye te Qeverise. E drejton akoma ekzekutivin por nuk e ka shumicen ne Kuvend meqe partneri i koalicionit LDK-ja ka terhequr njerezit e saj nga Qeveria. Tashme nje mocion mosbesimi per Qeverine e tij pritet te ngrihet ne Kuvend me cka imponohen zgjedhjet e parakohshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›